Milani mposhti Atalantën, titulli shumë afër
Milan ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për titullin kampion në Seria A, teksa kuqeszinjtë e Stefano Piolit mposhtët 2-0 skuadrën e Atalantës.
Leao 56’ zhbllokoi ndeshjen në fillimin e pjesë së dytë, teksa ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit në “San Siro”. Festë në kampin e kuqezinjve, të cilët arritën të shënonin edhe golin e dytë të sfidës me anë të Theo Hernandez 74’, më këtë të fundit që shënoi një gol spektakolar nga 70 metra largësi.
Krunic kreu një sparkatë dhe pasoi për Theo, i cili u nis nga gjysmëfusha e Milanit dhe finalizoi një inkursion fantastik, duke realizuar golin më të bukur në karrierë.
Atalanta nuk mundi të bënte asgjë përballë dëshirës së Milan, me sfidën që do të mbyllej në shifrat 2-0, një 3 pikësh shumë i rëndësishëm për të besuarit e Piolit në rrugën drejt titullit.
Kuqezinjve tashmë u mjafton një pikë në sfidën e fundit ndaj Sassuolos për të fituar titullin e 19-të në histori, gjithmonë nëse Interi bën detyrën dhe mposht Cagliarin.