Milani mposhti me rezultat minimal Veronën

23 shtator 2023 | 17:32

Milan ka arritur të marrë një fitore në “San Siro” ndaj Hellas Verona me rezultatin minimal 1-0.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 8’ falë golit të Rafa Leao.

Ndeshja ka qenë intensive ku dhe kartonat e verdhë nuk kanë munguar për të dyja skuadrat.

Në fakt, Verona tentoi disa herë për të barazuar por nuk ia doli. Me këtë fitore, Milan merr tre pikët dhe renditet tashmë në vendin e dytë me 12 pikë, po aq sa Interi i vendit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë ukrainas thonë se sulmi me raketë i së premtes…