Milani mposhti Spalin
31 tetor 2019
| 23:16
Milani ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Spalit në xhiron e dhjetë të Serisë A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi Suso. Ai shënoi nga gjuajtja e lirë në minutën e 63-të.
Tani Milani ka 13 pikë në tabelën e Serisë A në pozitën e dhjetë. Spali është i parafundit me shtatë pikë.