Milani ndalet nga Cagliari, rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

16 maj 2021 | 22:54

Ndeshjen në shtëpi janë kthyer në një makth për Milanin gjatë këtij sezoni. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola sonte në mbrëmje kundër Cagliarit, duke rrezikuar tashmë që të mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëe.

Ishte një ndeshje e dobët për Milanin, që krijoi raste të pakta shënimi, ndërkohë që Cragno ishte në një formë shumë të mirë. Donnarumma në krahun tjetër u kujdes që ta mbante portën të paprekur me dy super pritje.

Javën e ardhshme kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Atalantës, ndërkohë që Juventus, që ndodhet vetëm një pikë larg do të luajë në transfertë ndaj Bolognës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Shkëmbi është shpallur fitues i turnirit në futboll të…