Milani ndërron mendje për Bakayokon
18 nëntor 2018
| 14:48
AC Milan ka ndërruar mendje lidhur me të ardhmen e mesfushorit Tiemoue Bakayoko, i cili është i huazuar nga Chelsea.
Fillimisht drejtuesit e Milanit nuk dëshiruan të blejnë kartonin e mesfushorit të Chelseat, por tash kanë ndërruar mendje dhe janë gati për të bërë një gjë të tillë.
I vetmi problem është se Chelsea kërkon rreth 40 milionë euro, derisa Milani nuk dëshiron të paguaj me shumë se 25 milionë.
/Epoka e re/