Milani në bisedime me Xavin
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, veçanërisht nga gazeta “El Nacional”. Sipas burimit, Milani është në “negociata të avancuara” me Xavi Hernandezin, ish-mesfushor dhe ish-trajner i Barcelonës.
Pas përfundimit të marrëdhënies së tij me klubin “blaugrana” sezonin e kaluar, Xavi aktualisht është pa skuadër.
Deri tani nuk ka konfirmime për këtë çështje, edhe sepse nuk është e qartë nëse ideja është që ai të vihet në krye të ekipit menjëherë, në rast të largimit të Paulo Fonseca-s, apo nëse bëhet fjalë për një perspektivë për sezonin e ardhshëm.
Ajo që është e sigurt, sipas kolegëve të “Milannews”, është se klubi i “Via Aldo Rossi” pret një përmirësim të shpejtë të rezultateve për të mos rrezikuar të kompromentojë sezonin që herët, veçanërisht në kampionat.