Milani në kërkim të dy sulmuesve

18 maj 2023 | 16:42

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe sezonit që nuk po shkon siç duhet, AC Milan ka nisur kërkimet për përforcime në repartin e sulmit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, “kuqezinjtë” janë duke ndjekur me shumë interes sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino, të cilit i skadon kontrata me “The Reds” në fund të sezonit.

Po ashtu shumë i pëlqyer te Milani është edhe lojtari i Atletico Madrid, Alvaro Morata.

Këta dy janë emrat e preferuar nga “Djalli” që pritet të hidhet menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar i Prishtinë, në lagjen “Kalabria, ka thënë se…