Milani në kërkim të Iscos dhe Giroudit

08 korrik 2021 | 17:01

Milani është grumbulluar këtë të enjte për të nisur përgatitjet për sezonin e ri me trajnerin Pioli që ka pasur në dispozicion vetëm futbollistët që nuk kanë qenë të impenjuar në “Euro 2020”, me veteranin Zlatan Ibrahimoviq.

Maldini dhe Massara, dy njerëzit e merkatos kuqezi po punojnë për të vendosur në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli edhe dy element të tjerë cilësorë, një sulmues dhe një mesfushor ofensivë.

Të preferuarit e Maldinit janë Isco për mesfushën dhe Oliver Giroud për repartin e avancuar. Sipas mediave spanjolle, Milani e ka bërë tashmë një tentativë për Iscon duke i ofruar Realit të Madridit 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit të cilit kontrata me Los Blancos i skadon në verën e vitit të ardhshëm. Vet Isco dëshiron largimin nga “Santiago Bernabeu”, pasi e ka të qartë që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Përsa i përket zëvendësit të Ibrahimoviqit, Olivier Giroud, mbetet objektivi kryesor i Maldinit. Sulmuesi 34-vjeçar ka rinovuar edhe për një sezon me Chelsean dhe për t’ia shkëputur bluve të Londrës, Milani duhet të paguajë një shifër modeste, ndërkohë që me vetë lojtarin e ka arritur akordin për një kontratë 2-vjeçare nga e cila Giroud do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho ka folur për herë të parë si trajner…