Milani ‘ngec’ në Lecce

14 janar 2023 | 21:31

Titulli për Milanin mbetet ëndërr. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Lecce.

Ndeshja nisi keq për të besurit e Piolit pasi Hernandez realizoi autgol në minutën e 3′.

Por nuk mbaroi me kaq, pasi vendasit realizuan me Baschirotto 23′ duke e mbyllur pjesë e parë me disavantazhin 2-0.

Në pjesën e dytë Milan ndryshoi fytyrën duke realizuar 2 gola me Leao 58′, Calabria 71′, duke marrë kështu vetëm 1 pikë.

Pas 18 javësh, Milani renditet i 2 me 38 pikë, 9 pikë larg kreut që mbahet nga Napoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë janë arrestuar në Belgjikë pasi ishin të përfshirë…