Milani nuk e shkarkon trajnerin Conceicao

20 shkurt 2025 | 15:37

Sergio Conceicao, nuk do të shkarkohet nga drejtimi i Milanit. Eliminimi nga Feyenoordi në Ligën e Kampionëve ka lënë një shije të hidhur te kuqezinjtë, por drejtuesit nuk duan të nxitohen në vendime. Teknikut portugez është i është komunikuar besimi nga pala drejtuese.

Megjithatë Conceicao do të jetë në stol edhe për sezonin e ardhshëm, vetëm me një kusht. Kualifikimi në Ligën e Kampioneve është objektiv i padiskutueshëm. Në rast se kjo nuk realizohet në fund të sezonit, shkarkimi do të jetë i pashmangshëm, ndonëse ka kontratë deri në vitin 2026.

Kuqezinjtë pritet të kenë një revolucion në verë, ku parashikohen lëvizje të shumta dhe nëse Liga e Kampionëve nuk arrihet, ndryshimet do të prekin edhe stolin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit po…