Milani nuk i përmbush kërkesat e Calhanoglut, e ardhmja në ‘Old Trafford’
Hakan Calhanoglu është personi më i përfolur në mediat italiane, pasi turku nuk po e ndërron mendimin e tij për dyfishimin e pagës. Sipas zërave të fundit nga portalet dedikuar transferimeve, agjenti Gordon Stipiç ka kërkuar një pagë prej 7 milionë eurosh për klientin e tij.
Oferta e Milanit shkon vetëm në 4 milionë plus bonuse, gjë që nuk i intereson mesfushorit turk. Me këtë disnivel kërkesë-ofertë duket se “djalli” është duke menduar zëvendësimin e tij. Maldini dhe Gazidis do ta lejojnë transferimin e tij te Manchester Unitedi dhe me paratë që do të përfitojnë nga shitja e tij, do të hidhen në sulm për Brahim Diazin.
Spanjolli erdhi si huazim i thjeshtë pa opsion blerje, por pritshmëritë e tij janë tejkaluar. Një presion i tifozëve dhe trajnerit Pioli do t’i detyronte drejtuesit e skuadrës të bëjnë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij.