Milani për hakmarrje ndaj Chelseat

11 tetor 2022 | 11:16

Grupi E është ndër më interesantët në Ligën e Kampionëve, pasi të gjitha skuadrat janë në garë për kualifikim, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.

Vëmendja kryesore do të jetë në derbin e madh në mes të Chelseat dhe Milanit, skuadra që u përballën edhe javën e kaluar në “Stamford Bridge” dhe fituese doli skuadra angleze me rezultat 3-0. Të dyja këto skuadra kanë nga katër pikë dhe të dyja kërkojnë fitore për të qenë sa më afër kualifikimit. Pavarësisht prej humbjes në ndeshjen e parë, Milani është këndellur dhe ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen derbi kundër Juventusit (2-0).

Edhe Chelsea ka shënuar fitore në fundjavë ndaj Wolverhamptonit (3-0).

Mungesat e Milanit për këtë ndeshje janë të shumta: Mike Maignan, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimoviq, Junior Messias, Simon Kjaer, Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers, kurse klubi anglez do të jetë pa N’Golo Kanten dhe Wesley Fofana.

Pa asnjë dyshim edhe ndeshja tjetër e këtij grupi në mes të Dinamo Zagrebit dhe Salzburgut do të jetë shumë interesante, sepse të dyja klubet kanë synim kualifikimin në fazën tjetër. Në Grupin H do të përballen dy skuadrat e para në tabelë, Paris Saint-Germain dhe Benfica, që kanë nga 7 pikë, derisa Juventusi kërkon fitore ndaj Maccabi Haifas për t’i shtuar me shumë shpresat për kualifikim. “Zonja e Vjetër” nuk po kalon nëpër formë të mirë, por në këtë ndeshje llogaritet favorite absolute.

Formacionet e mundshme:

Milan: Tatarusanu; Dest, Kalulu, Tomori, Hernandez; Bennacer, Tonali; Kruniq, Diaz, Leao; Giroud.
Chelsea: Kepa; Chalobah, T Silva, Koulibaly; James, Loftus-Cheek, Kovaçiq, Chilwell; Sterling, Aubameyang, Mount.

Grup E

21:00 Milan – Chelsea
21:00 Dinamo Zagreb – Salzburg

Tabela

1. Salzburg         3 5 pikë
2. Chelsea          3 4
3. Milan             3 4
4. Dinamo Z.    3  3

Grupi F

21:00 Celtic – Leipzig
21:00 Shakhtar Donetsk – Real Madrid

Tabela

1. Real Madrid     3  9 pikë
2. Shakhtar D.     3  4
3. Leipzig              3  3
4. Celtic                 3  1

Grupi G

18:45 Copenhagen – Manchester City
21:00 Borussia Dortmund – Sevilla

Tabela

1. Manchester City           3  9 pikë
2. Borussia Dortmund    3  6
3. Sevilla                             3  1
4. Copenhagen                  3  1

Grupi H

18:45 Maccabi Haifa – Juventus
21:00 Paris Saint-Germain – Benfica

Tabela

1. Paris Saint-Germain    3  7 pikë
2. Benfica                           3  7
3. Juventus                        3  3
4. Maccabi Haifa              3  0

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë…