Milani përballë Atleticos, Pioli kërkon pikët e para

27 shtator 2021 | 17:15

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve përballë Atletico Madridit.

Italiani është koshient se nesër e pret një tjetër ndeshje shumë e vështirë: “Ne do të duhet të mbajnë përqendrimin lart gjatë gjithë ndeshjes. Për të bërë hapin në cilësi, detajet gjithashtu llogariten, disfata në Liverpoll na ka shërbyer. Giroud po rikuperohet, për Kjaer dhe Florenzin seancat e fundit stërvitore janë vendimtare”.

I pyetur rreth të ardhmes së tij në Milano, tekniku u përgjigj me fjalë zemre: “Në kokën time marrëdhënia me klubin nuk ka afate”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festë Kabashi është kandidate për Kuvendin Komunal të Therandës në…