Milani pëson humbje nga Feyenoordi

12 shkurt 2025 | 23:05

Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e tretë nga Igor Paixão, duke i dhënë një avantazh të hershëm skuadrës holandeze. 

Fillimi i furishëm i Feyenoordit u shpërblye menjëherë, kur Igor Paixão shfrytëzoi një gabim i portierit e Milanit, Mike Maignan dhe e dërgoi topin në rrjetë pas një pasigurie të francezit.

Gjatë pjesës së parë, Milani krijoi disa mundësi për të barazuar rezultatin, kryesisht me anë të Rafael Leaos, i cili pati një rast të mirë, por pa mundur të mposhtë portierin vendas.  

Nga ana tjetër, Feyenoordi vazhdoi të rrezikonte, sërish me Igor Paixão, por pa arritur të dyfishonte epërsinë. 

Në pjesën e dytë, ekipi i Sérgio Conceicaos u hodh më shumë në sulm, duke kërkuar golin e barazimit.  

Tijjani Reijnders dhe Samu Chukwueze provuan ta ndryshonin rezultatin, por nuk ia arritën.  

Pavarësisht dominimit territorial dhe përpjekjeve të Milanit për të gjetur rrugën drejt golit, skuadra italiane nuk mundi të gjejë barazimin. Feyenoordi mbrojti me kujdes avantazhin dhe siguroi një fitore të rëndësishme para ndeshjes së kthimit. 

Tani, Milani do të duhet të përgatitet për sfidën e kthimit, e cila do të luhet javën e ardhshme në “San Siro”. Kuqezinjtë do të kenë përkrahjen e tifozëve të tyre dhe do të kërkojnë përmbysjen për të kaluar në fazën tjetër. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munichu ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Celticu në…