Milani pëson humbje të mëdha financiare
09 tetor 2020
| 17:26
175-200 milionë euro janë humbjet financiare të Milanit. Klubi kuqezi do t’i publikojë shifrat e deficit financiar të shkaktuar vitet e fundit.
Shifra e humbjeve ekonomike të “Djalli” janë zbuluar nga media “Milanofinanza.it”. Pasqyra financiare do të miratohet nga bordi drejtues i Milanit.
Një lajm i tillë i shqetëson drejtuesit dhe tifozët, pasi duan të harrojnë një herë e mirë problemet ekonomike që i kanë ndjekur prej vitesh 7-herë fituesit e Ligës së Kampioneve.