Milani planifikon rikthimin e Capellos

02 mars 2020 | 21:11

Milani do të ketë shumë ndryshime sa i përket sezonit të ardhshëm atje ku, sipas të gjitha gjasave, do të largohet edhe trajneri Pioli, nëse nuk përmbushen objektivat e klubit.

Mediat italiane raportojnë për një rikthim të Fabio Capellos te Milani.

Ky i fundit është shumë i vlerësuar në Itali, ndërsa pritet që të emërohet drejtor teknik. Një skenar që nuk mund të përjashtohet te kuqezinjtë, ndërsa bëhet fjalë për një emër që e njeh prej vitesh funksionimin te kjo skuadër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se…