Milani refuzon ofertën prej 100 milionë eurove për Leaon

03 shkurt 2025 | 13:20

Rafael Leao ka mbetur te Milani, pasi Rossonerët kanë refuzuar një ofertë të lartë në orët e fundit të afatit kalimtar dimërorë.

Sipas Fichajes, Milani ka refuzuar të shesë Rafael Leao te Al-Nassr për 100 milionë euro. Pavarësisht ofertës fitimprurëse nga sauditët, klubi italian ka vendosur ta refuzojë, duke nënvizuar qëllimin e tyre për të konkurruar në nivelin më të lartë.

Skuadra e Sergio Conceicao është e fokusuar në ruajtjen e ekipit të tyre si për të konkurruar në Serie A ashtu edhe për garat ndërkombëtare.

Oferta prej 100 milionë euro ishte për një nga talentet më të spikatur të Milanit, por drejtuesit e klubit kanë mbyllur çdo mundësi të largimit të tij.

Rafael Leao është bërë një figurë kyçe për sulmin e Milanit, falë shpejtësisë, driblimit dhe aftësisë së tij për të ndryshuar drejtimin e lojës.

Rinovimi i fundit i kontratës së tij tregon vendosmërinë e klubit për ta mbajtur atë dhe për të ndërtuar ekipin rreth tij.

Edhe pse Al-Nassr bëri një ofertë tërheqëse, Milani ka qëndruar i palëkundur në vendimin e tij për të mos lënë të ikë ylli i tyre kryesor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas paraqitjeve të mira dhe golave të shënuar në fazën…