Milani refuzon tri oferta për Romagnolin
08 mars 2019
| 14:01
Alessio Romagnoli duket se do të qëndrojë gjatë te Milani. Mbrojtësi italian ka shkëlqyer me “Rossonerët” në vitet e fundit dhe kësisoj ka marrë edhe shiritin e kapitenit.
Falë paraqitjeve të mira, Romagnoli është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane: Juventus, Manchester United dhe Chelsea.
Milani ka refuzuar këto oferta pasi lojtari nuk është në shitje. “Corrierre Dello Sport” raporton se këto oferta ishin rreth 60 milionë euro për mbrojtësin italian.