Milani shet Kessien për Bakayokon
09 shkurt 2019
| 10:28
Milan po mendon ta gjejë formulën për të blerë përfundimisht nga Chelsea kartonin e Tiemoue Bakayoko, i cili është kthyer në lojtarin më solid në mesfushën e kuqezinjve.
Milan po përgatitet ta blejë përfundimisht 24-vjeçarin nga Chelsea, por afrimi i Paqueta dhe Piatek nuk ua jep luksin të shpenzojnë edhe 40 milionë euro të tjera në verë, prandaj Milani po mendon ta nxjerrë në shitje Franck Kessien.