Milani siguron me “poker” fitoren e parë të sezonit
14 shtator 2024
| 23:19
Pritjes i erdhi fundi. “Djajtë” e Milan kanë arritur më në fund të sigurojnë fitoren e parë për këtë sezon në Serie A, teksa kanë mundur në “San Siro” skuadrën e Venezia me rezultatin e thellë 4-0.
Fitorja u “vulos” që në pjesën e parë me Theo Hernandez, Mattia Gabbia, Christian Pulisic dhe Tammy Abraham që shënuan nga një gol në minutat 2′, 6′, 25′ e 29′.
Kështu, siç theksuam edhe më sipër “Kuqezinjtë” e Milan arritën fitoren e parë të këtij sezoni dhe të parën nën drejtimin e Fonseca sa i përket kompeticioneve.