Milani solidarizohet me Shqipërinë
26 nëntor 2019
| 15:56
AC Milan është klubi i parë që është solidarizuar me Shqipërinë për tërmetin që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit. Vendi ynë është goditur nga një fatkeqësi natyrore, derisa disa persona kanë humbur jetën, qindra janë të lënduar dhe ka shumë dëme materiale.
“Rossonerët” kanë dërguar mesazh mbështetës për Shqipërinë në këto momentet të vështira duke thënë se lutjet e tyre janë me ne.
“Në këto momentet tragjike, lutjet tona janë me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri nga tërmeti katastrofal. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Milani në llogarinë e tyre në “Twitter”. Shqipëria është goditur javë më parë edhe nga disa tërmetet të tjera, por jo në shkallën prej 6.4, që la pas vetës shumë pasoja.