Milani synon Brojën dhe Ziyechin, por mund ta humb Bennacerin
Liverpooli mund t’ia rrëmbejë Milanit mesfushorin Ismaël Bennacer, derisa janë duke negociuar transferimin e Hakim Ziyechit dhe atë të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Drejtorët e Milanit nuk janë takuar vetëm me përfaqësues të Hakim Ziyech, por kanë zhvilluar negociata edhe me përfaqësues të sulmuesit shqiptar, Armando Broja.
Ylli shqiptar i Chelsea, Broja pëlqehet shumë nga krerët e Milanit dhe shihet si opsion i mirë për repartin e sulmit.
Megjithatë, shqetësim mbetet edhe mesfusha. Milani kanë biseduar pak edhe me Ismaël Bennacer, për të cilin ka interesim nga skuadra e Liverpoolit.
Bennaceri ka kontratë deri në vitin 2024, por agjenti i tij është duke diskutuar një ofertë prej 3 milion për vit.
Aktualisht, mesfushori algjerian fiton vetëm 1.7 milion euro për sezon dhe s’është i interesuar të rinovojë. Ai do të dëgjojë oferta nga jashtë, kryesisht nga La Liga dhe Premier League.