Milani synon prezantimin e Ibrahimoviqit në 120-vjetorin e themelimit të klubit
AC Milan raportohet se është duke shpresuar për ta prezantuar Zlatan Ibrahimoviqin në festimin e 120-vjetorit të klubit më 15 dhjetor, por ka zhvillime të reja të kontratës.
Kuqezinjtë bënë propozimin e tyre për suedezin, duke shpresuar se ai do ta refuzojë ndjenjën e parave dhe do të pranojë një rikthim në “San Siro”. Ai është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me klubin nga MLS, LA Galaxy, përfundoi tashmë. Sipas gazetës “Corriere della Sera”, drejtuesit e Milanit shpresojnë se suedezi do ta japë përgjigjen e tij në kohë dhe do të prezantohet më 15 dhjetor. Kjo do të lejojë atë që të jetë i ftuar i nderit në një organizim festiv në 120-vjetorin e themelimit të klubit.
Ka raporte të reja që kontrata 18-mujore që i ofrohej Ibras mund të kishte një klauzolë largimi duke e lejuar atë të largohet në fund të këtij sezoni. Gazeta “Tuttosport” pretendon se propozimi do ta ndihmojë lirimin e Ibrahimoviqit për t’u larguar pas gjashtë muajsh nëse ribashkimi nuk është i suksesshëm. Prandaj, shumë mund të varet nga fakti nëse Milani kualifikohet në Evropë në fund të sezonit 2019-20.