Milani synon t’i ‘blindojë’ tre futbollistë

26 shkurt 2025 | 15:42

Pavarësisht sezonit me shumë ulje-ngritje AC Milan ka plane të qarta në merkato. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, është parashikuar së shpejti nënshkrimi i një marrëveshjeje të re me Mike Maignan deri në vitin 2028, me opsion deri në vitin 2029.

Gjithashtu është në program nënshkrimi i Tijjani Reijnders deri në vitin 2029, me opsion deri në vitin 2030. Lajmi i fundit ka të bëjë me Christian Pulisic. Negociatat me ish-lojtarin e Chelsea kanë filluar muajt e kaluar, klubi ka thënë se është i gatshëm ta zgjerojë kontratën e tij, e cila aktualisht shkon deri në vitin 2027, me opsion deri më 2028.

Rroga e tij do të përmirësohet, duke kaluar nga 4 në 5 milionë euro në vit, plus bonuset. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të ndodhë së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të mërkurë…