Milani synon transferimin e yllit të Realit
Pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, pesha e golave te madrilenët ka rënë mbi Karim Benzemanë dhe Gareth Bale.
Uellsiani është i preferuari i presidenti Florentino Perez, i cili vështirë se do ta lejojë të largohet, por sipas mediave spanjolle ditët e Bale-it në kryeqytetin spanjoll janë drejt fundit.
Për largimin, shkaktari mund të jetë Milani.
Kuqezinjtë do të kërkojnë një yll në rast se arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe me sa duket janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për të marrë pronësinë e kartonit të 29- vjeçarit. Mëngjarashi në fakt do të mbushë 30 vjeç në korrik dhe duket disi e vështirë që “Djalli” të bëjë një sforco ekonomike për një lojtar me këtë moshë.
Në këtë kontekst administratori Ivan Gazidhis refuzoi afrimin e Zlatan Ibrahimoviqit në merkaton e janarit, afat kohor gjatë të cilit likuidoi edhe Gonzalo Higuainin duke e lejuar të largohet te Chelsea pavarësisht kontratës që kishte në fuqi.