
Milani do të luajë në Evropa Ligë
Milani rikthehet në Evropë më shpejtë nga sa pritet dhe do të marrë pjesë në edicionin 2018-2019 të Evropa Ligë.
CAS i Lozanës i ka dhënë të drejtë klubit kuqezi duke anuluar vendimin e UEFA-s që skualifikoi Milanin me 1 vit nga kompeticionet evropiane. Gjykata e Arbitrazhit në Lozanë të Zvicrës ka shtyrë vendimin e UEFA-s dhe të paktën gjatë këtij sezoni Milani do të ketë mundësi të luajë në grupet e Evropa Ligës të drejtë që e fitoi në fushën e lojës duke u pozicionuar në vendin e 6-të të Serisë A.
Në këtë mënyrë Atalanta do të marrë pjesë në turin e 2-të kualifikues të Evropa Ligës ku do të sfidojë boshnjakët e Sarajevos ashtu siç u përcaktua në shortin e hedhur në 20 qershor, ndërsa Fiorentina është e humbura e madhe e vendimit të KAS pasi ishte ajo që do të zëvendësonte Milanin në këtë edicion në Evropë.