Milani transferon Destin nga Barça

01 shtator 2022 | 12:51

AC Milani ka bërë një goditje befasuese 24 orë para fundit të afatit kalimtar veror. Kampioni në fuqi i Italisë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë amerikan, Sergino Dest.

Ky i fundit nuk ishte në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe Barcelona ka pranuar ofertën e gjigantit italian për huazimin e futbollistit.

Ka qenë eksperti i tregut të transferimeve, Fabrizio Romano që ka zbuluar marrëveshjen e arritur mes dy klubeve. Dest do t’i bashkohet Milanit si huazim për një vit, me “Rossonerët” që kanë opsionin e blerjes për 20 milionë euro në verën e vitit 2023, por që nuk është e detyrueshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.…