Milani transferon Maignanin, largohet Donnarumman
25 maj 2021
| 13:59
Portieri Mike Maignan kampion me Lille në Francë është përforcimi i parë i skuadrës së Milanit. Kuqezinjtë pasi siguruan kualifikimin në Ligën e Kampionëve arritën të realizojnë transferin e parë që është një portier i dëshmuar.
Ardhja e 25-vjeçarit në “San Siro” do të thotë se Gigi Donnarumman do të largohet gjatë verës. Për portierin italian në garë janë Barcelona, Juventusi dhe PSG-ja.
/Epoka e re/