Milani u rikthehet fitoreve
Milani nuk mund të gabonte më dhe sonte ai doli të rikthehet te fitorja pas dy disfatave radhazi.
Kuqezinjtë e Stefano Piolit mposhtën në “San Siro” 2-0 Beneventon e Pippo Inzaghit, “ish”-it të madh të kësaj përballje.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe e gjetën shpejt golin e avantazhit. Hakan Calhanoglu veproi bukur në zonën kundërshtare pasi mori një top nga belgu Saelemaekers. Avantazhi qetësoi kuqezinjtë, por pjesa e parë nuk prodhoi më gola.
Goli i qetësisë për “Djallin” erdhi pas një ore lojë. Theo Hernandez nisi një nga inkursionet e tij të zakonshme. Kombinim me Ibrahimoviq, ky i fundit goditi drejt portës kundërshtare dhe mbrojtësi i majtë përfitoi nga topi i rikthyer.
Goli i pestë sezonal në Serie A për “raketën” franceze, i cili numëron edhe po kaq asiste.
Trepikë fantastike për Milanin, që ngjitet përkohësisht në vend të vend të dytë dhe po garon fort për t’u rikthyer në Champions League sezonin e ardhshëm.