Milani vazhdon me fitore
18 shkurt 2018
| 22:57
AC Milan po vazhdon me formë të mirë në ndeshjet e fundit si në Evropa Ligë ashtu edhe në Seria A.
Skuadra kuqezi në “San Siro” sonte e mposhti Sampdorian me rezultat minimal 1-0. Pas shtatë minutave lojë, Milani e pati mundësinë që të shënoi golin e parë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga penalltia, por pas gjashtë minutash Giacomo Bonaventura realizoi për 1-0.
Ky gol i mesfushorit italian doli të jetë vendimtar për fituesin e kësaj ndeshje. Milani tash renditet në pozitën e shtatë me 41 pikë, kurse Sampdoria është një pozitë më lartë me pikë të barabarta.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)