Milani zyrtarizon ish-lojtarin e Barcelonës
03 korrik 2018
| 18:28
AC Milan vazhdon punën në këtë afat kalimtar, por duket qartazi që financat mungojnë.
Milani ka bërë dhe një goditje të tretë dhe ky është kroati Alen Haliloviq. Kroati është një mesfushor ofensivë i rritur te Dinamo Zagreb dhe u përfol për kalimin e tij te Barcelona për 2.2 milionë euro.
Ai nuk arriti të gjente hapësira në “Camp Nou” dhe kështu u huazua te Sportig Gijon, ku luajti rregullisht. Kartonin e lojtarit e zotëronte Hamburgu, i cili e la të lirë të shkojë te Milan me parametra zero.