Milanoviq dhe Kitaroviq garojnë në raundin e dytë për president të Kroacisë
22 dhjetor 2019
| 23:21
Këtë të diel Kroacia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale, dhe nga të dhënat e tanishme asnjëri prej kandidatëve nuk ka mundur të fitojë mbi 50 për qind të votave.
Zoran Milanoviq nga partia Social Demokrate ka dalë i pari në zgjedhjet presidenciale në Kroaci, duke e lënë prapa presidenten aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq nga qendra e djathtë.
Milanoviq ka fituar 29.52 për qind, ndërkaq Kitaroviq 26.72 për qind.
Milanoviq dhe Kitaroviq më 5 janar 2020 do të garojnë në balotazh.