Milatoviq uron Osmani për Ditën e Pavarësisë: Kosova dhe Mali i Zi, partnerë të fortë për stabilitetin dhe dialogun rajonal

18 shkurt 2025 | 19:21

Me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në mesazhin e tij, Presidenti Milatoviq, ka ritheksuar angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Malit të Zi për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë.

Presidenti Milatoviq ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit.

Duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një rrugë pa alternativë, Presidenti i Malit të Zi ka shprehur bindjen e tij se, përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar video e momentit të aksidentit të avionit Delta…