Milatoviqi publikon fotografitë me liderët e rajonit
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, dje bëri një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në Samitin e Paqes për Ukrainën, mirëpo nuk e përfshiu presidenten Osmani, e cila kishte njoftuar për këtë takim dypalësh.
Mirëpo, Milatovic sot ka publikuar edhe disa fotografi nga takimet në Zvicër ku shihet edhe fotografia e takimit me Osmanin. Përveç Osmanit, Milatoviq ka takuar presidentin e Shqipërisë, presidenten e Maqedonisë së Veriut e atë të Sllovenisë.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një nga tre shtyllat më të rëndësishme të politikës sonë të jashtme”, ka shkruar ai.
Që dje nuk njoftoi për takimin me Osmanin, Milatovic u kritikua në Mal të Zi.
Një komentues në X i ka drejtuar pyetje Milatovicit.
“Derisa Vjosa Osmani me krenari e thekson takimin me Jakov Milatovic, ai e fsheh me ngulm atë nga publiku malazias.Pse?”, ka shkruar Nikola Pavlicevic.
Ndërsa, ish-Kryediplomati malazez Miodrag Vlahovic dje ka thënë se ky ishte një takim i vërtetë e jo ato kur këmbë fotografohesh me ndonjë liderë.
“Kjo ishte, pra, një bisedë e vërtetë, jo ato kur fotografohesh në këmbë me ndonjë burrë shteti dhe më pas e shpallni “bisedë”. Nuk e pashë tëeetin tuaj?”, ka shkruar Vlahovic.
Ai më pas i është drejtuar Vjosa Osmanit të cilën e ka falënderuar për miqësinë dhe ia ka uruar Bajramin.