Milazim Çekaj i bashkohet AAK-së
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se sot kësaj partie i është bashkuar Milazim Çekaj me familje.
Ai ka thënë se koncepti 100% shtet mund të jetësohet vetëm me njerëz të shtëpisë, të vendosur për t’i shërbyer vendit duke e transformuar në rrafshin ekonomik dhe shoqëror.
“Me besim të plotë në vizionin tonë, nga sot Aleancës iu bashku Milazim Çekaj me familje. Njerëzit e përkushtuar në punë janë fuqia e Aleancës, për një Kosovë të fortë, e cila qëndron në këmbë të veta dhe që është vetvetja. Koncepti 100% shtet mund të jetësohet vetëm me njerëz të shtëpisë, të vendosur për t’i shërbyer vendit duke e transformuar në rrafshin ekonomik dhe shoqëror”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Po ashtu, Haradinaj ka treguar se sot, futbollistët dhe trajneri Faruk Statovci, të skuadrës “Minatori” nga Lipjani u rreshtuan me Aleancën, ekipin fitues të zgjedhjeve, për ta jetësuar konceptin 100% shtet.