Milazim Krasniqi: Dje ka filluar faza e dytë e imponimit të Asociacionit
07 janar 2023
| 11:38
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se faza e dytë e imponimit të Asociacionit/autonomisë së serbëve në Kosovë, ka filluar dje.
“Tash kjo fazë po përfshinë komunat rurale në brendi të Kosovës. Sulmi ndaj dy të rinjve në Shtëprcë e një sulm tjetër në Kllokot, janë pjesë e këtij skenari. Në veri serbët tashmë kanë kryer punë: kanë kthyer në pikën zero institucionet e Kosovës dhe e kanë fituar të drejtën e banditizmit të pandëshkuar”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Ai ka theksuar se tash po e shpalosin projektin e autonomisë politike edhe në brendi të Kosovës.
“Bile edhe nëse janë të rastësishme këto incidente, ato do të përdoren brenda projektit për imponimin e autonomisë së serbëve në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.