Milazim Krasniqi: LDK-ja është shkëputur nga tradita

31 mars 2025 | 16:15

Njëri ndër ish-themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës është shkëputur nga tradita.

Ky reagim i tij vjen në kohën kur LDK-ja po rri në një pozicion, duke përjashtuar koalicionin me opozitën, por edhe me LV-në.

Krasniqi ka shkruar në “Facebook” duke përmendur disa raste kur LDK-ja nën drejtimin e Ibrahim Rugovës ka treguar se ka bërë lëshime kur ka qenë në pyetje interesi i shtetit.

“LDK e shkëputur nga tradita / LDK ka qenë e njohur për lëshime ndaj rivalëve politikë në interes të proceseve politike dhe interesave shtetërore. Psh: në vitin 1998, pasi i fitoi zgjedhjet bindshëm, Rugova formoi G7 e G15, me dominim absolut të grupeve të tjera. Dukej e hidhur, ama Kosova e fitoi përkrahjen e SHBA-së. Në Rambuje LDK dhe Rugova lejuan kryesimin e delegacionit të Kosovës nga përfaqësuesi i UÇK-së. Humbi në imazh LDK-ja, por fitoi Kosova. Në qeverinë e parë pas çlirimit, LDK ia la kryeministrin PDK-së, por ashtu fitoi prapë Kosova. Tash LDK mbron gjoja interesin e partisë. Nuk mund të mbrohet interesi i partisë nëse dëmtohet interesi i shtetit”, ka shkruar Milazim Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë…