Milazim Krasniqi: Pse duhet të na njohin shtete si ishujt Maldive, kur nuk na lidh asgjë me ta?!
Procesi i njohjeve të shtetit të Kosovës ka pësuar ngecje. Thuajse ka shumë kohë që nga njohja e fundit që iu bë Kosovës.
Por profesori i UP-së, Milazim Krasniqi ka thënë se kurrë nuk e ka kuptuar nevojën që të na njohin disa shtete koti si ishujt Maldive e të tjera.
Sipas Krasniqit pse duhet të na njohin e t’i njohim kur nuk na lidh asgjë me ta.
Postimi i plotë i Krasniqit në ‘Facebook’:
Kurrë nuk e kam kuptuar hyxhymin që bëhej e para disa viteve, që të na njohin do shtete koti, si ishujt Malldive e lloj lloj kuaizshtetesh të ngjashme. Pse duhet të na njohin e pse duhet t’i njohim, kur nuk na lidhë asgjë me to dhe nu paraqesin bash kurrgjë në skenën ndërkomëbtare? Nëse njohja është marrë në mënyrë korruptive, siç po dyshohet bash për Malldivet, mund t’i bie që me aso njohjesh të rrejshme më shumë i është bërë dëm se sa dobi Kosovës. Besoj se duhet të sqarohet kjo punë. Dhe të mos përsëriten këso cirkushanesh më.