Milazim Krasniqi publikon një artikull të vitit 1999 kur LDK-ja i jepte mbështetje UÇK-së
30 maj 2024
| 12:38
Profesori universitar dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një artikull të gazetës së atëhershme ‘Rilindja Demokratike’, ku shihet se LDK-ja në vitin 1999 i jepte mbështetje UÇK-së.
“Pas takimit të përfaqësisë sonë të LDK-së me Jakup Krasniqin në Tiranë më 30 prill 1999 në shtëpinë e Meriman Brahës, ku ishte edhe Bilall Sherifi dhe pas takimit me kryesinë e PDSH-së po atë ditë, ne kemi afirmuar këtë qëndrim të LDK-së, që shihet në këtë titull të gazetës RD. Ftesa për unitet dhe për luftë të përbashkët ka qenë kulminacioni i atij angazhimi, për të cilin gjithmonë do të jam i lumtur”, ka shkruar Krasniqi.