“Miletit shou e spektakle, Kosovës Zajednicë vetëmenaxhuese”
05 nëntor 2023
| 15:43
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka reaguar rreth situatës së fundit politike në vend, sidomos të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kryeministri Kurti në takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut ka shprehur gatishmëri për ta pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, një draft të ri, të prezantuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE), Shteteve të Bashkuara (SHBA), Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Por ky draft-statut po mbahet i fshehtë nga publiku.
Dërguti ka shkruar në “Facebook” se kryeministri vendit popullit po i jep shou e spektakël, e Kosovës Zajednicë vetëmenaxhuese.
“Miletit shou e spektakle, Kosovës Zajednicë vetëmenaxhuese. #DemagogjiaKaEmër”, ka shkruar Dërguti.