Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth arrijnë marrëveshjen e divorcit një vit pas dasmës
27 dhjetor 2019
| 14:24
Zyrtarisht gjithçka po mbaron mes Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth. Gati një vit pas dasmës së tyre të papritur, “ET” ka mësuar se çifti ka përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes së divorcit.
Dokumentet ligjore u paraqitën të hënën dhe të dyja palët kanë rënë dakord për kushtet. Këngëtari dhe aktorja kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore ndaj çështja e ndarjes së pasurisë nuk ishte problem. Ndërsa u ra dakord që Miley do t’i mbajë kafshët. Sapo t’i paraqesin dokumentet, do të duhet gjashtë muaj që divorci të bëhet i formës së prerë.