Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth zyrtarisht të shkurorëzuar
30 janar 2020
| 11:33
Trembëdhjetë muaj pasi thanë “Po”, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë zyrtarisht të shkurorëzuar.
“TMZ”-ja ka raportuar se gjykata e ka vërtetuar marrëveshjen për shkurorëzim që tashmë ish-çifti e kishte dorëzuar në muajin dhjetor të vitit 2019.
Si pjesë e kësaj marrëveshje, Cyrus do t’i mbajë kafshët e tyre. Procedura e divorcit ishte e thjeshtë për Cyrus dhe Hemsworth, pasi ata nuk kishin fëmijë dhe, po ashtu, kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore.