![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/mileyy.jpg)
Miley Cyrus ende e dashuruar me ish të dashurin
Miley Cyrus publikoi katër vite më parë këngën “Malibu”, gjatë kohës që ishte në një lidhje me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth.
“Daily Mail” shkroi se me rastin e përvjetorit të këngës, 28-vjeçarja shkroi në Instagram se kjo baladë ishte bërë për një vend dhe person që në atë kohë e donte shumë.
Marrëdhënia mes ish-çiftit ka pasur shumë ulje-ngritje, përfshirë propozimin, fejesën dhe martesën e cila zgjati vetëm disa muaj dhe më pas dyshja u nda në 2019.
“Sot është përvjetori i 4-t i ‘Malibu’. Një këngë për një vend dhe një njeri që asokohe i kam dashur shumë. Ajo dashuri ishte reciproke dhe shkonte përtej asaj çfarë unë mund të përshkruaj këtu me lirinë time. E humba atë shtëpi bashkë me shumë të tjera në 2018-ën”, shkroi Miley në një postim ku publikoi një video nga studioja.
Këngëtarja humbi shtëpinë që kishte me ish-bashkëshortin në Kaliforni në vitin 2018, për shkak të një zjarri.