Miley Cyrus i nënshtrohet një operacioni
11 nëntor 2019
| 11:21
Miley Cyrus i është nënshtruar një operacioni të kordonit vokal pasi u shtrua në spital muajin e kaluar, ka njoftuar “People”.
Mjekët zbuluan se kishte probleme me kordat e zërit gjatë qëndrimit në spital, duke e njoftuar më pas këngëtaren se ajo do të duhej të operohej deri në fund të vitit dhe i duhet pushim për t’u shëruar.
Një burim ka thënë se ajo është mirë dhe do të kthehet më mirë se kurrë në fillim të vitit të ardhshëm.