Miley Cyrus kapet duke u puthur me mikun e ngushtë
06 tetor 2019
| 14:50
Miley Cyrus po afrohet me shokun e vet të ngushtë Cody Simpson.
Vetëm dy javë pasi u nda me Kaitlynn Carter, këngëtarja 26-vjeçare është parë duke u puthur me 22-vjeçarin, ka thënë një burim për “E! News”.
Sipas raportimeve, Miley dhe Cody u panë bashkë në një dyqan ushqimesh në Los Angeles për të blerë disa gjëra ku edhe ndanë një puthje të shpejtë.
Pasi të dy vunë re se njerëzit i panë, Miley dhe Cody u larguan në shpejtësi. Miley dhe Cody kanë qenë miq të ngushtë në vitet e fundit dhe janë parë shpesh bashkë.