Miley Cyrus ndahet nga Kaitlynn Carter
22 shtator 2019
| 11:24
Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Raportohet se këngëtarja 26-vjeçare dhe 31-vjeçarja, nuk janë më në një lidhje romantike, njofton “People”.
“Ato kanë qenë mike gjithmonë dhe janë aty për njëra-tjetrën”, ka thënë një burim, por ato thjesht nuk janë në një marrëdhënie romantike.
Miley dhe Kaitlynn nisën lidhjen në gusht kur edhe u panë duke u puthur ndërsa ishin me pushime në Itali.
Jo shumë kohë më parë, Miley ka njoftuar se ajo dhe Liam Hemsworth ishin ndarë pas tetë muaj martesë.
Në fillim të kësaj vere, ishte zbuluar se Kaitlynn dhe burri Brody Jenner ishin ndarë dhe se martesa e tyre nuk ishte kurrë ligjore.