Miley Cyrus po mbledhë të holla për bamirësi

25 gusht 2020 | 12:42

Ylli i hitit “Midnight Sky”, Miley Cyrus javën e kaluar e bëri të ditur lajmin se gjyshja e saj, Loretta “Mammie” Finley, ka vdekur.

Tani përmes rrjeteve sociale ajo ka zbuluar se po i lanson dy bluza në kujtim të gjyshes së saj të ndjerë, me qëllim që të mbledhë të holla për bamirësi.

Një pjesë e të ardhura të fituara nga shitja e këtyre produkteve do të dhurohen për organizatën “Komuniteti në Shkolla” në Tennessee, kjo pasi gjyshja e këngëtares ishte mësuese me profesion e cila kishte diplomuar në kolegj në moshën 70-vjeçare.

“Për nderë të funeralit të gjyshes sime ‘Mammie’, bluzat e prodhuara në numër të limituar #Mammie4Evr tashmë kanë dalë në shitje në uebfaqen http://shop.Mileycyrus.com… Një pjesë e fitimeve do të dhurohen për organizatën @CISTennessee e cila i ndihmon fëmijët që të qëndrojnë në shkolla! Gjyshja imë ishte mësuese e cila diplomoi në kolegj në moshën 70-vjeçre! Ajo ishte heroi im”, ka shkruar Miley në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beteja kundër COVID-19 nuk ka përfunduar. Si pjesë e përpjekjeve…