Miley Cyrus vazhdon të argëtohet me të dashurën e re

03 shtator 2019 | 11:13

Përderisa është në proces të shkurorëzimit me ish-bashkëshortin e saj, Liam Hemsworth, Miley Cyrus vazhdon të kalojë kohë me blogeren Kaitlynn Carter.

Ato janë parë duke darkuar pranë njëra-tjetrës, ku bashkë me to ishte edhe nëna e këngëtares Cyrus, Tish.

Artistja 26-vjeçare është parë duke e përqafuar ish-gruan e Brody Jenner, 30 vjeçe, pas puthjes që kishin dhuruar në liqenin Como të Italisë në muajin gusht.

Bukuroshet ishin veshur njëjtë me bluza të bardha dhe këngëtarja e hitit “Wrecking Ball” kishte të vendosur byzylykë të ndryshëm e unaza të shumta të arit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë fëmijë u vranë gjatë një sulmi në shkollë në…