Miley dhe Kaitlynn shoqe edhe pas ndarjes (Foto)
23 shtator 2019
| 17:24
Duket se Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter kanë marrëdhënie të mira edhe pas lajmeve për ndarjen e tyre.
Dyshja për të cilën raportohet së fundi se kanë ndërprerë lidhjen e tyre romantike, janë ende duke mbështetur njëra-tjetrën siç dëshmohet nga një koment që Kaitlynn i la Mileyt.
Kaitlynn ka hyrë në “Instagram” për të dhënë mendimin e saj mbi performancën e Miley në “iHeartRadio Music Festival”.
“Get it” ishte komenti që ajo la nën fotografinë e këngëtares duke performuar në një veshje të zezë.
https://www.instagram.com/p/B2s1vRjJHtH/?utm_source=ig_web_button_share_sheet