Miliarderi Elon Musk i del në ndihmë Ukrainës, merr një vendim të rëndësishëm
Miliarderi dhe pronari i SpaceX dhe Teslas, Elon Musk, i ka dalë në ndihmë Ukrainës.
Me anë të një postimi në “Twitter”, Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transformimit Digjital në Ukrainë, i ka kërkuar Musk qasje në Starlink.
“Elon Musk, përderisa t’i po mundohesh të kolonizosh Marsin, Rusia po tenton ta okupojë Ukrainën! Pëderisa raketat tuaja me sukses ulen nga hapësira, raketat ruse sulmojnë civilët ukrainas! Të kërkojmë që të sigurosh stacione të Starlink dhe t’iu adresohesh rusëve që të ndalen”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Pas këtij postimi erdhi përgjigja e Musk.
“Shërbimi i Starlink tash është aktiv në Ukrainë. Më shumë terminale janë rrugës”, ka shkruar Musk në përgjigje të zëvendëskryeministrit.
Sulmet e Rusisë kanë lënë pjesë të Ukrainës me probleme të mëdha në internet.
Nëpërmjet kompanisë së tij SpaceX, Musk ka lansuar mijëra satelitë Starlink në orbitë të tokës, që e rrisin shpejtësinë dhe cilësinë e internetit në pjesë të ndryshme në botë. Satelitët ndihmojnë që sasi të mëdha të informacionit të barten për një kohë të shpejtë, duke eliminuar nevojën për fibra optik. /Gazeta Express